Avokati, Tomë Gashi ka thënë se Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet në zgjedhje.
Gashi përmes një postimi në Facebook e ka sqaruar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kështu duke thënë se së shpejti Kurti do të jetë kryeministër i vendit.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka të drejte te kandidoj per deputet te Kuvendit te Kosovës.
Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejten për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosoves, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves date 6 janar 2021, e sqaron ne teresi kete situate duke konstatuar se: “ nuk lejohet qe nje person i denuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidoj per deputet dhe te fitoj mandatin e deputetit”.
Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e denimit me kusht.
Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikes së Kosovës -Qeveria Kurti 2.