Kancelari austriak Sebastian Kurz, tha se Austria nuk do të pranojë refugjatë të rinj nga Afganistani, transmeton Kosova Post.
“Situata në Afganistan është dramatike, por Austria do të rrisë ndihmën e saj, por nuk do të përsërisë gabimet e vitit 2015,” tha Kurz për televizionin Oe24.
Ndryshe Kurz refuzoi t’i përgjigjet kritikave të zyrtarëve të partnerit të koalicionit, Partisë së Gjelbër, në lidhje me politikën ndaj refugjatëve, duke thënë se nëse ka diçka për t’u thënë atyre, ai nuk e bën atë përmes mediave, por drejtpërdrejt.