Kancelari austriak Sebastian Kurz do të takohet sot në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në mënyrë që ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për të vazhduar dialogun.
Kështu kanë bërë të ditur për Tanjug nga zyra e kryeministrit austriak.
“Ka të bëjë me mbështetjen e të dërguarit Lajçak në përpjekjet e tij në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për vaksinat që BE dhuron në Ballkanin Perëndimor”, kanë deklaruar nga zyra e Kurz.k.k.