Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në seancën e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës, tha se nuk ka vend në rajon dhe Evropë ku s’është rritur çmimi i energjisë elektrike.
Kusari-Lila,duke arsyetuar shtrenjtimin e energjisë, ajo tha se vendimi nuk është i qeverisë, ndërsa ka kujtuar se çmimi i energjisë është rritur në gjithë rajonin dhe në Evropë.
“Sot aktualisht nuk ka vend në rajon që nuk ka çmim të energjisë me rritje. Sot aktualisht nuk ka vend në Evropë që nuk ka çmim të energjisë në rritje… Situatat dhe rrethanat në të cilat një pas një ka pasur dështime në sektorin e energjisë elektrike, nuk mund të zgjidhen brenda 11 muajve”, tha Kusari Lila, ndërsa vuri në pah edhe vërejtjet që i kanë pasur ndaj propozimit të ZRRE-së.