Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit, derisa diskutohej e madje edhe kishte edhe përplasje, pozitë-opozitë, kërkoi koordinim me partitë opozitare për themelimin e Komisionit hetimor për çështjet e energjisë.
Duke folur për themelimin e komisionit hetues parlamentar, Kusari-Lila , tha se krijimi i Komisionit hetimor parlamentar në mënyrën se si e ka proceduar opozita është shkelje mbi dispozitat aktuale ligjore për hetim parlamentar.
“Po bëj thirrje që të ulemi bashkë me ju kryetar, shefat e grupeve parlamentare, të gjendet modaliteti i cili i jep drejtim kësaj çështje me rëndësi për funksionimin parlamentar. Prandaj mos të përdoret bllokada e opozitës që të krijohet bindja që dikush këtu po do të fsheh diçka. Ne jemi në shërbim të transparencës, të llogaridhënies dhe sigurisht edhe në shërbim të funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.