Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se kritikat nga qarqe brenda dhe jashtë vendit për stagnim në procesin e dialogut, jo vetëm që po tregojnë mungesën e reflektimit në përvojën e deritashme të pasuksesshme në këtë proces, por edhe po synojnë të krijojnë bindjen e rreme se është Kosova ajo që nuk është konstruktive, përcjell KosovaPost.
“Për ata brenda vendit, të mundohesh të dëmtosh Qeverinë duke dëmtuar vendin, nuk është as mençuri dhe as patriotizëm”.
“Për ata jashtë vendit, është Serbia ajo që aspak nuk qëndron në linjë me parimet e demokracisë dhe lirisë. Rasti i fundit i agresionit Rus ndaj Ukrainës, dhe rreshtimi i Serbisë krah Rusisë, është treguesi më i mirë i mungesës së çfarëdo vetëdije të Serbisë për demokraci, liri dhe integritet territorial të shteteve të pavarura”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.