Partia Demokratike e Kosovës po mban mbledhje për të zgjedhur kryesinë e re të partisë.
T7 raporton se PDK-ja pritet t’i ketë 4 nënkryetarë.
Nënkryetarët e rinj të kësaj partie pritet të jenë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.
Kjo është zgjedhja e parë e kryesisë së PDK’së që kur drejtimin e kësaj partie e mori Memli Krasniqi.
Ndërkohë, zyra për medie e PDK-së bën të ditur se pas përfundimit të mbledhjes do të mbajë konferencë për medie, kryetari Memli Krasniqi.