Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se zgjedhjet e reja brenda këtij subjekti do të jenë një garë e hapur.
“Jo por nuk është se kemi ndonjë indikacion por gara është e hapur gjithsesi. Ne jemi një parti demokratike dhe në të kaluarën kemi pasur kundërkandidatë që më pas kanë qenë në të njëjtën lidership”, ka thënë ajo në T7.
Tutje ajo ka shtuar se dy vitet e fundit kanë qenë matës i mirë i asaj se çfarë mund të ofrojë kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.