Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara Marko Gjuriq, thotë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës shihet në Uashington si përgjegjësi e Brukselit, transmeton Kosova Post.
“Këtu, dialogu shihet kryesisht si përgjegjësi e Brukselit. Përveç kësaj, emërimet e rëndësishme të zyrtarëve përgjegjës për rajonin tonë në administratën e re ende nuk janë përfunduar. Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të ndarë me ta vizionin tonë për një zgjidhje kompromisi, por elementare do të jetë zgjidhja e qëndrueshme në marrëdhëniet me krahinën tonë jugore (Kosovën), si dhe transformimin e gjithë rajonit në rajon të suksesit”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug, transmeton Kosova Post