Nancy Pelosi, kryesuesja e Kongresit amerikan, ka shkelur tashmë tokën e Taivanit në një udhëtim kontrovers që është cilësuar nga Kina si shumë i rrezikshëm, aq i rrezikshëm sa është vënë edhe “Ushtria Çlirimtare e Popullit” (PLA) në alarm të lartë. Kush është Pelosi?
“Pala kineze e ka thënë në shumë raste se çfarë pasojash serioze ka vizita në Taivan, por Pelosi duke e ditur e ka bërë këtë provokim dashakeq për të krijuar krizën,” – thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës.
72 vjeçarja nga Kalifornia është pjesë e kongresit amerikan prej vitit 1987, kohë në të cilën një pjesë e mirë e lexuesve të Nacionales as nuk kishin lindur.
Ajo kishte marrë vëmendjen e botës edhe në raste të tjera, veçanërisht gjatë administratës së Donald Trump, me polemikat dhe kundërshtimet e shumta që ndodhnin kohë pas kohe. Gjatë kohës së saj si spikere e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti i atëhershëm Trump ishte hetuar për shkarkim (impeachment) dy herë. Fatkeqësisht, Trump ishte shfajësur të dyja herët nga Senati.
Pelosi është pjesë e familjes politike D’Alesandro. Babai i saj, Thomasi, po ashtu kishte qenë një politikan i njohur në ShBA.
Pasuria e saj vlerësohet të jetë rreth 120 milionë dollarë, duke e bërë personin e gjashtë më të pasur në Kongres.
Pelosi kishte premtuar se do të vendoste në votim një draft-rezolutë që e përcaktonte si gjencod vrsjen e armenëve nga turkët osmanë më 1915. Bush kishte deklaruar se kjo do t’i rrezikonte raportet mes ShBA-ve dhe Turqisë, dhe fatkeqësisht Kongresi nuk e kishte dhënë mbështetjen.
Megjithatë, rezoluta kishte kaluar në mandatin e dytë të Pelosit si kryesuese në tetorin e vitit 2019.
Kina, e cila e konsideron Taivanin si pjesë të territorit të saj, vazhdimisht ka kërcënuar me hakmarrje për vizitën.
Pak para vizitës së Pelosit, mediat shtetërore kineze raportuan që avionët luftarakë të Pekinit Su-35 po fluturonin mbi ngushticën e Taivanit.
Por, Pelosi nuk u zmbraps. Ajo postoi në Twitter duke thënë që “solidariteti i Amerikës me 23 milionë njerëzit e Taivanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, derisa bota ballafaqohet me zgjedhjen mes autokracisë dhe demokracisë.”./nacionale