Më 14 mars, LDK do të mbajë Kuvendin ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe Kryesia e re.
Anton Quni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar, ndërsa sot ai mësuar edhe kundërkandidatin e tij të parë. Fjala është për zyrtarin jo fort të njohur, Skender Gashi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë arsyeja pse ka shpallur kandidaturën është rënia ndërvite e LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar miq,dashamirë,votues dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
-Nga sot do të shpallë kandidaturën time zyrtare për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Arsyeja e shpalljes së kandidaturës sime është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të denjë dhe besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,që nuk u larguan nga Fryma Rugoviane as në kohët më të vështira.
Në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite.