Tomislav Radovanović u emërua ushtrues detyre i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA).
Ai ka qenë më parë shef i Shërbimit për Metodat e Posaçme Hetimore të MPB-së dhe konsiderohej si një nga kandidatët më seriozë për postin e drejtorit të policisë. Para kësaj, ai kaloi disa kohë në Francë si atashe policie.
Në fillim të këtij viti ai u shkarkua nga pozita e kreut të MPB-së, nga ku kaloi në Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA), ku eprori i tij ishte Aleksandar Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.
Vulin dha dorëheqjen katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.
Pronari i Jovanjica, Predrag Koluvija i akuzuar për kultivim të marjuanës, me Aleksandar Vulin, atëherë ministër për Çështjet Sociale. 2015. Foto: Ministria e Punës
Tomislav Radovanoviq është i njohur për publikun pasi ishte i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku foli për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.