Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka votuar sot bashkë me bashkëshorten dhe familjarët e tjerë.
Me këtë rast, ka ftuar qytetarët e Gjilanit që të ndajnë pak kohë në këtë ditë për të votuar.
“Të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit, e këtë të diele me gëzim dhe në mënyrë festive të dalin të votojnë dhe të përmbyllin procesin e zgjedhjeve lokale. Është përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdeset për të zgjedhurit tanë. Shfrytëzoni këtë ditë dhe projektoni katër vjetëshin e ardhshëm dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë”, tha Haziri.
Ai tha se deri tani s’ka pasur ndonjë problem, përpos atyre teknike që kanë qenë në mëngjes.
“Procesi po fillon pa telashe”, tha Haziri.
Haziri është pyetur se kush do të fitojë sonte në Gjilan, teksa tha gjilanasit.
“Kush fiton sonte në Gjilan? Gjilanasit…Si gjithmonë!