Shkruan: Agim Vuniqi
Tema e hapur serish e veteraneve dhe luftes se UÇK-së nga te gjithe, eshte deshpruese në njeren ane, ndersa ne anen tjeter shfrytezohet për propagande dhe marketing politik.
Mitizimi i UÇK-së, nga komandantet e shumte, pothuajse cdo i treti, shperfaqe edhe realitetin e hidhur te shkatrrimit masiv, djegieve te shtepive, masakrave te shumta dhe numrit te madhe te civileve te vrare dhe te masakruar, te femijeve pa prinde dhe te prindeve pa femije, te vrasjes te mashkujve, te dhunimit te burrave dhe grave, te femijeve, kur kesaj t’i shtohet fakti qe komandanti real i asaj lufte, Adem Jashari dhe familja e tij u ekzekutuan nga forcat serbe, duke u lene në laq nga bashkeluftaret tregon nje te vertete te hidhur se në Kosove nuk ka pasur ushtri te organizuar, as shtab te pergjithshem, ngase ideologet e shtabit kane komanduar permes flete-rrufeve te shperndara neper Banhofe dhe në mediat lokale.
Nuk eshte deshmi e mjaftueshme marshimi i “shtabisteve”, te cilet i stermadhonin meritat e tyre mitologjike, duke hyre në Kosove dhe duke dale nga Kosova. Ceshtje tjeter eshte edhe mitizimi I kampeve stervitore në Shqiperi, qe me teper kane qene vendtakim i regruteve, qe leshonin radhes e APJ-se, qe kishin si destinacion te fundit azilin në perendim, duke mos perjashtuar ata qe fituan njohuri ushtarake për disa muaj, dhe i shfrytezuan ato aftesi, duke sulmuar policët në akcione sporadike individuale dy, tre vetesh. Andaj perpjekja e disa LDK-isteve, me teper propagandues, sesa kompetent, duke u krenuar për vizitat turistike qe ua kane bere kampeve stervitore, pa qene pjese e tyre, tregon nivelin e lart shoqerore te mashtrimit dhe te vetemashtrimit.
A ju ka rene te degjoni neper studiot lokale se beteja me e madhe e ketyre rrahagjokseve eshte kush e ka primatin e luftes dhe kush e emeroi UÇK-ne, ata te cilet menagjuan financat dhe bene propaganden. Opinioni kohet e fundit po bombardohet neper studio televizive me trimerit dhe guximin e komandanteve, askush nuk permend ndonje ofensive te sukseshme qe se paku u clirua nje zone, apo se paku nje fshat, e pastaj te thuhet se e cliruan Kosoven, po me duket disi si pergjegje cinike, pas 78 dite te bombardimeve te NATO-se ne caqet ushtarake serbe. Pra cila eshte e verteta e luftes clirimtare, a eshte e UÇK-se, apo e NATO-se, mund te them qe me bombardimin e makinerise vrastare serbe shpetuan edhe popullaten e pambrojtur (jo komandantet e Bllaces) sic perpiqet t’i ironizoje 1 milione shqiptare te pambrojtur Ramboja, por edhe te vete ushtareve te UÇK-se. Pra fitues i kesaj lufte ishin sinjalizuesit e UÇK-se dhe ushtaret e saj si force kembesorie dhe fluturaket e NATO-se.
Tash eshte kohe e historianeve dhe studjueseve, te cilet do ta trajtonin luften, duke hedhur fakte dhe deshmi reale, jo mite. Pra harronie temen e veteraneve, jepnia hakun atyre qe meritojne, ndersa denoni ata te cilet abuzuan me numrin e tyre. Sa me larg qe shtyhet kjo teme pa u ndriquar, aq me shume do te mitizohet lufta, dhe në fund do te mbeten poezite dhe kenget. Kjo eshte e padrejte për te gjithe ata heronje, deshmore dhe martire te luftes, jo vetem te UÇK-se, por te gjithe atyre qe u vrane edhe në protesta, dhe te atyre qe rrezistuan okupimin, eshte padrejtesi ndaj civileve dhe te dhunuareve, eshte padrejtesi ndaj 1 milione shqiptareve qe leshuar shtepite dhe u rikthyen në to pasi qe hyne forcat e aleances në te fuqishme në bote, NATO-se, qe detyruan Millosheviqin te nenshkruaj kapitulimin.