Ka shumë persona që ndiqen nga Policia e Kosovës, por tetë nga ta janë më të kërkuar.
Fotot e tyre janë të publikuara në faqen zyrtare të Policisë, ndonëse nuk jepen të dhëna për veprat penale që mund t’i kenë kryer.
Këta të tetë janë: Petrit Salihu, Korab Zogjani, Branislav Rakic, Ratomir Bozovic, Ridvan Ademi, Dusan Javonovic, Leotrim Latifi dhe Kastriot Shala.
Infokus ka kërkuar nga Policia shpjegime në lidhje me këta persona, por nuk ka marrë.
Arsyetimi ka qenë se nuk mund të bëjnë publike asgjë më shumë pa një miratim nga prokuroria.
Ajo që konfirmohet nga Policia është se tetë personat që shihen në ueb faqe, nuk janë të vetmit që po kërkohen.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi, është një listë e gjatë e personave që Policia po i kërkon.
Krasniqi ka deklaruar se institucioni që jep urdhër që të kërkohet ndihmë nga qytetarët për të kapur personat në kërkim është Prokuroria.
“Është një listë e gjatë e personave që kërkohen nga Policia e Kosovës, e në raste të veçanta me urdhrin e Prokurorisë emrat e tyre bëhen publik”, ka thënë Krasniqi për Infokus.
Rastet më të shpeshta kur kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e personave bëhet nga policia e rajonit të Pejës./Gazeta Infokus/