Seanca e thirrur për Zgjedhjen për President të Republikës së Kosovës, është ndërprerë, pas përsëritjes së raundit të parë, për mungesë kuorumi, shkruan Kosova Post.
Megjithëse në sallë qenë të pranishëm më shumë se 80 deputetë, disa nga radhët e LDK-së, nuk morën pjesë në votim.
Ata janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku.
Kjo e fundit, në përsëritjen e dytë e futi votën e saj në kuti, por nuk ishte e mjaftueshme, meqë me të u siguruan vetëm 79 vota./KosovaPost/