Pas sukseseve të artistëve të shumtë shqiptarë në tregun botëror, tani vijnë producentët nga Ferizaj të quajtur, Pluto Beats.
Pluto Beats janë grup producentësh nga tre persona të quajtur Ermal Ademi, Osman Osmani dhe Bilall Ukshini.
Ata fillimisht u njohën përmes publikimit të projekteve ‘beat-ve’ në kanalin e tyre të YouTube dhe njëkohësisht njohja e tyre u zgjerua në bashkëpunimin apo pjesëmarrjen si producentë në projektin “How I Move” realizuar nga Flipp Dinero & Lil Baby – projekt ky i cili numëron 200 milionë dëgjues të kombinuar.
Producentët Pluto po ashtu ndjekin njëri-tjetrin në Instagram me artistin botëror DJ Khaled, gjersa konfirmuan se zhvillojnë takime virtuale edhe me artistë të tjerë botërore për realizime të projekteve në tregun amerikan.
Të njëjtit janë pjesë e menaxhimit të kompanisë së suksesshme ‘LEAF Management’, me seli në Ferizaj.
Kjo kompani është themeluar dhe drejtuar nga menaxheri i suksesshëm Hajriz Bajrami, i cili menaxhon artistë me suksese internacionale si DJ Regard, Drop G si dhe këngëtarin Kidda./Kosova Post/