Autoritetet kompetente shtetërore duhet të hetojnë, nëse pretendimet e kryeministrit Dritan Abazoviç, se ai po kërcënohet me “heqje e koke” janë të justifikuara, sepse vlerësime të tilla shkaktojnë shqetësim jo vetëm për sigurinë e tij, por edhe për kushtet e përgjithshme të sigurisë në Mal të Zi.
Kështu kanë thënë bashkëbiseduesit e gazetës “Vijesti” në përgjigje të pyetjes se si i ndikon qytetarët, pretendimi i kryeministrit për kërcënime, pra a mund të ndihen të sigurt qytetarët, nëse njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv nuk ndihet ashtu?
Javën e kaluar, në seancën e Qeverisë, Abazoviç tha se ata që duan t’ia “këpusin kokën”, duhet të shpejtojnë, sepse në të kundërtën do të përfundojnë në burg.
Ai ka deklaruar se është kërcënuar nga një zyrtar i lartë i sektorit të sigurisë, por nuk ka dashur të zbulojë identitetin e tij.