Dmitry Medvedev, ish-President i Rusisë dhe një nga aleatët më afatgjatë të Vladimir Putin ka bërë një postim tronditës mëngjesin e sotëm në Telegram.
Teksa jep një mesazh për pasqyrën e gjendjes aktuale dhe mendimeve të drejtuesve të lartë rus për situatën në Ukrainë, Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë vë në dyshim një kërkesë të Ukrainës për importin e energjisë këtë dimër me një opsion për të shtyrë pagesën për dy vjet.
Vetëm një pyetje shtron Medvedev, duke shkruar: “Kush tha që pas dy vitesh Ukraina do të ekzistojë ende në hartën e botës?”.
“Unë pashë një raport që Ukraina dëshiron të marrë LNG (gaz natyror të lëngshëm) sipas një marrëveshjeje huadhënie-qiraje nga zotërit e saj jashtë shtetit me pagesë për dërgesë në dy vjet,” shkroi Medvedev.
Pyetja tregon qartë idetë e Rusisë mbi ofensivën ushtarake në Ukrainë, ndërsa më herët, ish-presidenti Medvedev kërcënoi edhe perëndimin se po i afrohet një sulmi shkatërrimtar, pasi Kalorësit e Apokalipsit atomik e kanë nisur rrugën e tyre.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se po i ofrojnë Kievit bateri artilerie precize me rreze të gjatë, duke sfiduar paralajmërimet nga Kremlini.b.w.