Me 86 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje me Shqipërinë që ka të bëj për ndihmën juridike të ndërsjellë për çështjet tregtare dhe civile, raporton GazetaBlic.
Kuvendi po vazhdon edhe me pikat tjera të rendit të ditës ku përfshihet edhe ratifikimi i Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.