Pesë deputetë votuan kundër ndërsa dy abstenuan. Gjithashtu 97 deputetë votuan pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, gjashtë votuan kundër dhe një abstenoi.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, renditi arsyet se përse kjo mazhorancë duhet ta shkarkojë Ilir Metën, ndërsa i bëri thirrje edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ta mbështesë këtë nismë./ A2 CNN