Kuvendi sot ka miratuar Rezolutën e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik.
Pas këtij votimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri, ka shkruar në Facebook, se AAK-ja, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjell sa më shpejtë në Kuvend për miratim Ligjin e Pagave.
Poashtu, Tahri ka kujtuar Qeverisë se si AAK, kërkojnë ngritjen e koeficienteve.
Reagimi i plotë:
Po shihet drita në fund të tunelit!
Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve.