Kuvendi nuk ratifikon emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror për Cilësi

Kuvendi nuk ratifikon emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror për Cilësi

Kuvendi i Kosovës nuk i ka ratifikuar emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror për Cilësi pasi që kishte mungesë kuorumi.

Para se të hidhej në votim ratifikimi i këtyre emrave, ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se   pas përfundimit  të afatit të publikimit dhe shpalljes publike për thirrje të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, gjithsej kanë aplikuar 35 kandidatë dhe Komisioni i cili ishte formuar mbi bazën e këtij Udhëzimi Administrativ kishte hartuar listën e ngushtë prej 16 anëtarëve.

Ai tha se lista e ngushtë është hartuar mbi kushtet të cilat janë përcaktuar në udhëzimin administrativ, duke pasur parasysh katër fushat profesionale të ndara sipas udhëzimit administrativ.

Ministri Bytyqi tha se në listën e ngushtë janë emëruar 6 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke u  bazuar në dy kriteret kryesore të Udhëzimit Administrativ.

Sipas tij, në kriterin e fushës, ku secila fusha minimum duhet ta ketë një profesionist dhe kriterin e  gjinisë, dhe nga gjashtë profesionistët të cilat janë emëruar në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë, vendor 50 përqind janë femra dhe 50 përqind janë meshkuj.

Ndërsa pjesa prej tre profesorëve, siç tha ai, profesionistëve të huaj sipas Udhëzimit Administrativ të emërohen në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe kjo është realizuar dhe tani është lista e plotë e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të cilët sot deputetët e kanë para vetës.  Ministri Bytyqi shtoi se ky është një vendim me rëndësi për rritjen e efikasitetit. /kp/.

You may also like

Trump: ‘Marreveshjet me Saudine na mbajne me mijera vende pune’

Presidenti Trump ka reagur per rastin Khashikci dhe