Kuvendi i Prishtinës të premten debaton për Xhaminë

Kuvendi i Prishtinës të premten debaton për Xhaminë

Asambleja e Komunës së Prishtinës, të premten do të debatojë për Xhaminë Qendrore që pritet të ndërtohet në Prishtinë.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, për Kallxo.com tha se për xhaminë do të debatohet në mbledhjen e 25 korrikut.

“Mbledhja e asamblesë është caktuar me u mbajt me 25 korrik. Njëra prej pikave të rendit të ditës është çështja e xhamisë”, tha ajo.

Debati për xhaminë është hapur pas kërkesës së një grupi të qytetarëve që BIK-ut të mos i lëshohet leja për ndërtimin e xhamisë.

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se nëse nuk do të marrin leje për ndërtimin e xhamisë ata do të vazhdojnë ndërtimin edhe pa leje.

Sot gjatë ditës, për Kallxo.com, është prononcuar edhe zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, i cili tha se do të presin deri sa të merret vendimi në Asamblenë Komunale për të parë se çfarë do të veprojnë tutje.

Një takim është mbajtur javën e kaluar mes kryetarit të BIK-ut Naim Tërnava dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte shoqëruar nga Albin Kurti,  për ta diskutuar këtë çështje. Ahmeti kishte thënë se xhamia do të ndërtohet.

You may also like

Dhurata Dora na shfaqet ndryshe (Foto)

Dhurata Dora është ndër këngëtaret më të pëlqyera