Në seancën e sotme parlamentare, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetët kanë votuar edhe për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm, raporton Kosova Post.
Me 67 vota PRO, Vlora Spanca është zgjedhur në këtë pozitë.
Partitë opozitare zgjedhjen e saj e cilësuan si “konflikt interesi”, duke qenë se motra e Spancës, është këshilltare e Kryeministrit Albin Kurti.
E deputeti nga radhët e Vetëvendosjes – Eman Rrahmani, ua kujtoi opozitarëve se si pjesë e komisionit që zgjedhin auditorin nuk është vetëm nga Presidenca, por janë edhe nga shoqëria civile, Banka Botërore e institucione tjera, përfshirë edhe kompaninë e angazhuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe për mbikëqyrje të këtyre propozimeve, “ku ka dal kandidatja me pikët maksimale”, vure në dukje ai. /KosovaPost/