Pilafi është një prej gatimeve më të larmishme të kuzhinës tonë, shkruan Kosova Post. Një prej gatimeve themelore të kuzhinës tonë është edhe pilafi. Sidomos pilafi me oriz, që prej periudhës osmane e deri më sot, zë vend në krye të tryezës.
Edhe pse orizi ka ardhur në kuzhinën osmane nga Kina, më pas janë bërë aq shumë gatime dhe janë zhvilluar aq shumë teknika gatimi me oriz, sa që ushqimet me oriz dhe veçanërisht pilafi, është bërë një nga gatimet më themelore të kuzhinës osmane.
Ajo çka i bën llojet e pilafeve të periudhës osmane kaq të veçantë, janë harxhet që përdoren në këtë gatim. Në kuzhinën osmane ka shumë lloje pilafi që bëhen me mish, peshk, fruta deti, bishtajore dhe perime. Pavarësisht se shumë prej tyre janë harruar tashmë, një pjesë vazhdon të gatuhet dhe të konsumohet me shije në kuzhinën tonë. Një prej tyre është edhe pilafi me mëlçi (iç pilav). Ne do të ndajmë sot me ju recetën e “pilafit me mëlçi”, që është një gatim i pazëvendësueshëm në rastet e ftesave.
Si fillim le të radhisim harxhet që na duhen për të gatuar pilafin me mëlçi;
150 g mëlçi qengji
1,5 gotë uji me oriz 1 qepë e vogël e prerë
2 lugë buke stika pishe
2,5 lugë rrush frëngu i thatë (Ribes Rubrum)
½ luge e vogël me piper xhamajkan (Pimenta)
½ luge e vogël me kanellë
1/3 luge e vogël me piper të zi pluhur
4 lugë gjelle gjalpë
2,5 gota me ujë të nxehtë
3 kërcej majdanozi të grirë imët
Kripë
Tani le të përgatisim pilafin. Orizin e hedhim në një tas dhe hedhim ujë të nxehtë sa ta mbulojë. I shtojmë kripë dhe e lëmë të presë rreth gjysmë ore. Pastaj e shpërlajmë me ujë të ftohtë dhe e lejmë të kullojë. Ndërkaq nga ana tjetër presim në copa të vogla (1-2 cm) mëlçinë e qengjit. Pastroni rrushin frenk dhe lërini në ujë për gjysmë ore në mënyrë që të zbuten dhe të fryhen. Në një tenxhere hidhni 2 lugë gjalpë, shtojini stikat e pishës dhe kaurdisini deri sa të skuqen. Pas kësaj në tenxhere shtoni qepën dhe vazhdoni ta kaurdisni. Kur të zbuten qepët shtojini mëlçitë. Të gjitha këto kaurdisni bashkë të zjarr të mesëm për 3-4 minuta të tjera. Në tenxhere shtoni 2 gota e gjysmë ujë të nxehtë si dhe gjalpin e mbetur. Kur uji të fillojë të zihet hidhni orizin që tashmë ka kulluar, kripën, piperin e ri, piperin xhamajkan, kanellën dhe rrushin frenk dhe e mbyllim kapakun. Pasi të marrë një valë në zjarr të lartë, e ulim zjarrin dhe e lejmë të zihet ngadalë deri sa të shterojë uji. Pasi ta kemi hequr nga zjarri, e lëmë të presë me kapak të mbyllur për rreth 15-20 minuta. Më pas e trazojmë me një lugë druri dhe e shërbejmë duke i shtuar sipër (për shije dhe zbukurim) majdanozin e grirë imët. Ju bëftë mirë!