Kuzhinieri me prejardhje nga Kosova, Enver Rrafshi u largua nga vendëlindja bashkë me familjen e tij para 25 viteve.
Ai ka rreth 25 vite që jeton dhe punon në Zvicër. Ai u punësua fillimisht në Migros si shef i kuzhiniës, ku vazhdoi këtë veprimtari për mbi 20 vjet.
Pas disa vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij.
Restoranti i tij frekuentohet nga zvicëranë dhe turistë të shumtë në kantonin e St. Galen.
Shef Enveri zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë zvicërane dhe atë tradicionale shqiptare.
Nga gatimet e brumeve, si Flia, qebapa, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve zvicëranë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta.
Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme mishi apo brumëra ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës.
Pasi i’a servir ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve zvicëranë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare.
Në restorantin e tij që gjendet në Linth-Park ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe zvicëranë.
Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora Shqiptare” na ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Enver Rrafshit.
Kjo eshte biseda e tij per Kosova Post:
Fillimi i Karrieres ne vitin 1983 në Restaurantin e prinderve Salih dhe Mehreme Rrafshi i quajtur Buffet Lule në Duhël Komuna e Suharekës /Kosove.
Puna ime Shumë vjeqare në Kosovë ishte një provojë Shumë vjeqare deri në vitin 1994.
Në vitin 1994 morra rrugën e Gurbetit kur në vitin 1995 Fillova punën ,së pari në Restaurantin Tratoria Siena për për 6 Muaj së Pari si ndihmës Kuzhinjeri e mandej si Kuzhinjer për deri sa fillova më datën 01.04.1996 në Firmën Giigante MIGROS Genossenschaft Zürich.
Në fillim fillova punën si Ndihmës Kuzhinjeri dhe mandej si ndihmës Shefi të Kuzhines për 4 vite Radhazi në Migros City.
Më pastaj mu dha mundësia të bëhem Shef Kuzhine në Filialen Migros Restaurant Oerlikon për 4 vite te radhës deri në vitin
2008.
Në mes të viteve 1996 deri ne 2008 kishte edhe disa Filiale tjera që mu dash të ndihmoja në projkte të Rihapjeve të Restoranteve tjera si Park im Grüne dhe Restaurant Adlisvil.
Në vitin 2008 prap u riktheva si Shef Kuzhine në Migros City pë 4 vitet e ardhshme deri më 2012.
Mandej ndërrova Filialen në Limatplatz si Ndihmës Managjeri për 2 vite deri më 2014.
Më pastaj prej 2014 deri më 01.09.2018 isha Magjer i 3 Filialeve:
Si Bülah sûd, Dietliko dhe se fundi Vengihof. Nga viti 2018 Hapa Firmën time përsonale në Uznach.
Restaurant Linth-Park GmbH deri më sot kur është duke vazhduaredhe më tutje.
Gjatë kësaj periudhe hapa edhe lokalin e dyt Take Away në kuadrin e Firmës nga Korriki i vitit të 2021.