Ky do të jetë moti nesër në Kosovë

Ky do të jetë moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të shiut në territorin e vendit.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, temperatura minimale pritet të lëvizë mes 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 e 7 gradë Celsius.

Gjithashtu, erë do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja.