Ky do të jetë shpëtimtari i Kosovës nga kthetrat e të korruptuarve

Ky do të jetë shpëtimtari i Kosovës nga kthetrat e të korruptuarve

Shkruan: Fadil Pushkolli

Kosova tashmë gjendet në një udhëkryq. Qeverisja aktuale ka kolapsuar, nuk ka shumicën e votave në Kuvend, ndërsa herë pas here ka edhe përplasje me partnerët e koalicionit. Nga ana tjetër opozita po e sfidon këtë qeverisje, jo vetëm sepse kjo nuk i ka numrat, por fakti se kjo qeverisje po e dërgon vendin në një krizë të thellë institucionale e politike,e ku viktimë është populli i dërmuar nga papunësia e varfëria.

As qeveritë e kaluara nuk kanë qenë aspak për të u lavdëruar, por kjo e fundit ka degraduar aq shumë sa që qysh tani duket se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe se është vetëm qështje kohe kur kjo qeveri do të shkojë në shtëpi, për të lënë vendin të qeveriset nga njerëz me dinjitet që e kanë interesin shtetëror e kombëtar para atij partiak e personal.

Qeveria Haradinaj, është përcjellë me skandale të njëpasnjëshme, ndërsa largimet, dorëheqjet e ministrave nuk janë të rastësishme, porse tregojnë për paqëndrueshmërinë që e ka koalicioni qeverisës me në krye Ramush Haradinaj. Kjo gjendje nuk mund të të vazhdojë në pakufi. Pra, siç po rrjedhin gjërat, mbase opozita nuk do të ketë fare nevojë të ngritë mocion për rrëzimin e saj, sepse ajo nuk do ta ketë të gjatë mbijetesën me skandale e përplasje brenda koalicionit.

Por, a duhet toleruar që një Qeveri e tillë të mbijetojë me skandale e degradim të shtetit ? Nga brendësia e shpirtit e mendjes, them se Qeveria Haradinaj nuk e meriton as edhe një ditë të drejtojë vendin, derisa e ka katandisur në një gjendje çfarë nuk e ka imagjinuar askush deri më tani, me institucione pa kredibilitet, pa fuqi e respekt në qarqet ndërkombëtare.

E kush do t’ia kthente dinjitetin, respketin Kosovës në arenën ndërkombëtare? Kush do të ngjallë ekonominë e vendit? Kush do t’i trajtojë me dinjitet të gjitha kategoritë shoqërore në vend? Kosova meriton të udhëhiqet nga një lider me një bagazh të gjatë prej intelektuali, dijetari, një lideri të respektuar në arenën ndërkombëtare. Kush do të jetë ai që mendon dhe angazhohet për shtetin dhe popullin e tij, përveçse lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti? Pra Kurti i duhet Kosovës, popullit për të udhëhequr, jo njerëz pa dinjitet e të korruptuar sikur që i patëm e i kemi ende në pushtet.

Burimet e brendshme të Kosova Post, bëjnë të ditur se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen shumë shpejtë, mbase jo më larg se në pranverë dhe kryeministër i vendit me votën qyetare do të jetë Albin Kurti, lideri aktual i Vetëvendosjes.

Besojmë se këtë herë populli do të mendojë për shtetin dhe të ardhmen e tij duke e votuar Albin Kurtin, sepse ai është vetmohuesi i cili asnjë moment nuk mendon për vetën e as për partinë që drejton para se për të mirën e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj të cilët meritojnë një trajtim të dinjitetshëm, e jo sikur deri tani, ku populli izolohet, ngel pa punë, pa mirëqenie sociale, në varfëri, derisa pushtetarët jetojnë në luks, duke keqpërdorë , vjedhë e tjetërsuar taksat që paguan populli.

Si kryeministër Albin Kurti, nuk do të tolerojë përcjelljen me 10 makina luksoze, nuk do të shtrojën dreka e darka të shtrenjta për vete dhe kabinetin, nuk do të udhëtojë jashtë vendit për të bërë fotografi, por atje do të shkojë me një qëllim ta kthejë respektin dhe Kosova të fitojë vendin e merituar në institucionet ndërkombëtare.

Nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, Kosova do të avancojë në politikën e brendshme dhe të jashtme, qindra e mijëra shqiptarë do të kthehen në atdhe për të investuar, sepse nuk do të ketë burokraci e as kërkim të mitos për të hapur biznes. Nën udhëheqjen e Kurtit Kosova do të ketë përspektivë të sigurt evropiane, sepse nuk do të ketë më korrupcion, nuk do të vendos politika drejtësinë, por drejtësia do të vendos ligjin dhe rendin në vend.

Me Albin Kurtin në Qeveri, Kosova do të ketë një shëndetësi më të avancuar kur pacienti që paguan taksa, do të marrë shërbimi cilësor e adekuat në sistemin publik shëndetësor. Nën qeverisjen e Kurtit, trajtim të dinjitetshëm do të kenë pensionistët, mësuesit, mjekët, studentët, nxënësit, invalidët, për të gjithë do të ketë përkujdesje, sepse buxheti nuk do të keqpërdoret, nuk do të tjetërsohen taksat e qytetarëve, por ato taksa do të investohen në mirëqenien e tyre.

Për kryeministrin e ardhshëm , Albin Kurtin, UÇK- ja do të jetë e shenjtë. Nuk do të degradohen vlerat, as të veteranëve të luftës, as të veteranit të arsimit, por ata do të trajtohen me dinjitet dhe do respektohet e vlerësohet kontributi i tyre. Kosova do të jetë vend ku do të mund të investojë secili që dëshiron, sepse nuk do të kërkojë askush mito për leje biznesi, atëherë studenti nuk do të synojë botën, por dijen e fituar do të investojë në vendin e tij, mjeku do të ndal rrugën e mërgimit, sepse do të ketë pagë të dinjitetshme.

Albin Kurti nuk do të pijë verëra të shtrenjta me parat e taksapaguesve, sepse Kurti nuk mendon se verërat e shtrenjta të japin dinjitet e respekt. Ai nuk jeton për t’u bërë i pasur me paratë e popullit, por jeton e vepron, udhëheqë shtetin për t’ia siguruar Kosovës vendin e merituar dhe të respektuar në qarqet evropiane e botërore, me dije, menquri, përkushtim dhe duke respektuar vlerat e shtetit, popullit të tij.

Ai nuk do të lejojë që dikasteret qeveritare të udhëhiqen nga njerëz me akuza për korrupsion, me histori të dyshimtë, sepse në qeverisjen e Kurtit do të mbizotërojë dija, profesionalizmi, kultura, edukata, kurse ata që nuk i kanë këto cilësi nuk do të mund të jenë në poste udhëheqëse.

Popull i vuajtur, duket se ka ardhur momenti që Kosova më në fund do të ketë në krye një njeri me dinjitet, vlera e parime që e dërgojnë vendin në ulëset e OKB-së dhe në gjirin e Bashkimit Evriopian. Ndonëse kemi rënkuar tash sa kohë nga qeverisjet e kqija, tani që kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet e parakohshme, do të na mbajë shpresa se shumë shpejtë do të keni në krye të shtetit, Albin Kurtin, njeriun që do i japë fund ditëve të errëta për Kosovën e popullin e saj.

Kurti do të orientojë Kosovën drejt prespektivës evropiane dhe euroatlantike, sepse ai e don Kosovën, popullin e vetë.