Uran Ismaili, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit dhe atë tash duhet ta zëvendësoj dikush në parlament, transmeton Kosova Post.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, pritet të jetë zëvendësuesi i Iran Ismailit.
Ai pritet që këto ditë të mandatohet si deputet. Përndryshe, Berisha në zgjedhjet e fundit kishte grumbulluar 9168 vota.
Uran Ismaili, nga ana tjetër, tha që me këtë akt, do që t’i përkushtohet në tërësi angazhimit për Prishtinë. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të nisë zyrtarisht nga nesër dhe do të zgjasë deri më 15 tetor./KosovaPost/