Pas fitores në zgjedhjet në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi duhet ta lëshojë postin e Deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Vendin e tij pritet të zë, Taulant Kryeziu. GazetaBlic
Kryeziu është i pari në listën e pritjes dhe kjo ia mundëson që ai ta zë vendin e Bulliqit në Kuvendin e Kosovës.
Vlen të theksohet se në zgjedhjet në Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin ka fituar me 51.64 %, pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %.