Kur mendoni se çfarë duhet të hani për të ngadalësuar plakjen e trurit, shumica e njerëzve mendojnë për arrat, gjë që është e drejtë.
Megjithatë, nuk janë vetëm arrat që e kanë këtë aftësi. Avokadot gjithashtu mund të ngadalësojnë plakjen e trurit.
Një studim i Universitetit Tufts të botuar në revistën Nutrients shpjegoi rezultatet e një prove të rastësishme në të cilën pjesëmarrësit hëngrën avokado çdo ditë për gjashtë muaj. Në fund të studimit, subjektet vunë re një rritje të nivelit të luteinës, e cila lidhet me funksionin kognitiv dhe kujtesën.
“Ky hulumtim është shumë emocionues dhe premtues kur bëhet fjalë për plakjen e shëndetshme,” thotë Courtney Bliss, një dietologe e regjistruar për Eat This, Not That .
Ajo shton gjithashtu se “meqë popullata jonë plaket dhe i kushton më shumë rëndësi shëndetit, ky suplement i thjeshtë dietik mund të jetë i mrekullueshëm për të gjitha moshat”.
Trista Best, gjithashtu një dietologe e regjistruar, thotë se avokadot janë kaq të dobishme për shkak të sasisë së magnezit që përmban.
“Magnezi është jetik për jetën sepse gjendet në çdo qelizë të trupit dhe është i rëndësishëm për kryerjen e shumë funksioneve trupore”, thotë Best.
Ajo shton se “një avokado përmban pothuajse 60 miligramë magnez, që është 15 për qind e vlerës së rekomanduar ditore të kësaj lënde ushqyese”.
Best thotë se magnezi është “jo vetëm i rëndësishëm për disponimin dhe mbështetjen njohëse, por është gjithashtu i rëndësishëm për enët e gjakut. Ai vepron si një vazodilatator, zgjeron enët e gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru”.
Kur vjen puna për të përpiluar një listë të ushqimeve që rrisin fuqinë e trurit, ushqimet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 janë përgjithësisht në krye, thotë Best.
Përveçse të pasura me magnez, avokadot janë të pasura edhe me acide yndyrore omega-3.
“Rreth 60 për qind e trurit përbëhet nga yndyra dhe gjysma e kësaj sasie është yndyrë omega-3” thote Best.
Ajo thotë se “ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3 janë gjetur se ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve njohëse si Alzheimer dhe rënies së ngadaltë mendore.
Truri ka nevojë për acide yndyrore omega-3 për të krijuar qeliza nervore, të cilat janë jetike për kujtesën. dhe aftësinë e të mësuarit. ”