Bernë, 15 qershor -Autoritet zvicerane sot kane njoftuar po ashtu se është një interesim i jashtëzakonshëm i mediave botëre te ndjekin samitit botëror të së mërkures së ardhshme ne Gjenevë.
Se vertetë eshte interersimi i madhe i mediave boterore për te ndjekur samitin diplomatik ne Gjenevës deshmojne keto shifra, se nga 2800 kerkesa te gazetareve, jane pranuar vetem 300 gazetarë, në mesin e tyre edhe një shqiptar Nefail Maliqi nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Këta gazetarë do të vendosen në qendrën e shtypit përballë Villes La Grange du Park. Po ashtu mesohet se te nesermen, pas takimeve dhe bisedimeve do te organizohet nje konfrence shtypi, jo perbashket, por veq e veq nga presidenti amerikan Biden dhe ai rus Putin.
Nefail Maliqi, me origjine nga Presheva, i cili jeton dhje verpon qe prej vitesh ne Gjenevë, ai sot eshte kryeredaktor i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch (një medium i besueshem dhe mjaft i cituar ne mediat zvicerane dhe ato në ballkan) ai vepron qe 20 vite në Zvicer ne organizatat nderkombëtare qe ka punuar si korrespondent ne fillim per Gazeten Zëri te Prishtinës, RTV Shkupi ne shqip, pastaj për BBC dhe Deutche welle si dhe per Top Channel, Bota Sot dhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, permes te cilave mediave dhe kontakteve, shkrimeve dhe intervsitave ka bere shume ne sensiblizimin e ceshtjes se Kosoves dhe asaj mbare shqiptare.
Njëkohesisht kolegu Maliqi si një bashkepunëtor dhe partnere me shoqatat nderkombëtare (Reporters sans Frontiteres dhe IFJ, ne Bruksel) është një militant i fjales se lirë i cili eshte në krye te shoqatave te gazetarëve botëror në Gjenevës dhe Shoqates se gazetarëve Shqiptare në Zvicer dhe Evropë.
Gjate karrieres se tij profesionale perveq raprtimeve, ai ka zhvlluar intervista gati me gjithe kreret e organizatave nderkombëtare si ata te OKB-së, NATO-s, Interpol, Eurepol, si dhe te gjithe presidentet e Zvicres por edhe me yjet e muzikes, futbollit dhe filmit boteror nga Holliwoodi.
“Nje gazetar i vetem shqiptar, ne samitin boteror, takimin Biden-Putin ne Gjeneve, krenai apo turp? Dihet suksese, por megjithe une do te thoja me shume turp edhe pse disa me mire nje se sa hiq..kur dihet se ne ballkani me 7 milion shqiptare dhe diaspore kemi mbi 7 mije gazetare!..” ka thene ne fund kolegu Maliqi per mediat shqiptare.