Partia Demokratike e Kosovës e ka kandiduar për kryetar të Komunës së Therandës, Murtez Zekollin, njofton Kosova Post.
Zekolli e ka bërë të ditur se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Therandës, në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Ja postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetar,
PDK – Dega në Therandë, unanimisht vendosi që kandidat për Kryetar të Komunës në Therandë të jetë Prof. Dr. Murtez Zekolli.
Tërë jetën time isha, jam dhe do të mbetem pjesë e pandashme e qytetarëve të mi.
Uroj të jemi gjithmonë së bashku.
Me shumë respekt për juve, Prof. Dr. Murtez Zekolli