Masazhi është i rëndësishëm për muskujt, normalizimin e metabolizmit të trupit dhe masazhi ndikon pozitivisht edhe në sistemin nervor, shkruan Kosova Post.
Nëse gjatë masazhit aplikoni edhe kremin adekuat, rezultatet do të jenë të shkëlqyera
Kremin i cili lufton dhimbjet dhe shtangien e muskujve mund ta bëni edhe ju vetë në kushte shtëpie.
Ky krem depërton thellë në inde dhe menjëherë jep një ndjenjë qetësuese.
Për muskujt e lënduar dhe të lodhur
Përgaditja e kremit në kushte shtëpie:
Hidhni gjysmë filxhani vaj kokosi dhe një të katërtën e gotës me dyllë bletësh në një tas dhe shkrijeni ato në avull. Pasi të përzieni mirë masën shtoni 2 lugë gjelle pluhur xhenxhefili dhe 2 lugë shafran të Indisë dhe 15 pika vaj livande. Përzieni të gjitha këto mirë dhe pastaj vendoseni masën në një kavanoz qelqi dhe lejeni të ftohet
Pasi ë jetë ftohur, kremi është gati për përdorim. Kremi në fjalë aplikohet në muskuj të lënduar ose të lodhur, edhe atëherë kur kemi shtangie muskujsh.
Këshillohet të konsultoheni edhe me mjekun para se të përdorni kremin e përgatitur në kushte shtëpie./Kosova Post/