Tashmë janë publikuar dhe pamje të momentit të rrahjes së Nikolla Rashiq, djalit 18 vjeçar të ish-ministrit Nenad Rashiq.
Ai mësohet se në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet, u sulmua nga disa persona.
Siç shihet në djali i Nenad Rashiq, dyshohet se gjendej i rrethuar nga një grup njerëzish.
Disa në mensin e tyre, regjistrojnë momentin e sulmit, dhe komentojnë atë në gjuhën serbe.
Aty dëgjohen thirrje të njërit prej të pranishmëve, për t’ju bashkuar grupit prej 20 personash për të vazhduar sulmin nisur ndaj djalit të ish-ministrit serb.
”A e din çka është rrahja, hajdeni të mitë”..
Mes tjerash, dëgjohen thirrje që rrahja të vazhdojë ”në emër të serbëve, në emër të Kosovo Metohisë dhe në emër të partive serbe, për partitë e Rashkës dhe Prizrenit”..klankosova