Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Sipas policisë vozitësi mashkull shqiptar nga pakujdesia dyshohet se e ka goditur këmbësorin po ashtu mashkull.
Kosova Post merr vesh, se viktima e këtij aksidenti, është Sheqir Bashota.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fshati Llapashticë, Podujevë 12.11.2019 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori nga lëndime e marra ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.