Ky fëmijë nga Kosova habit zvicrranët, bënë simbolin e shqiponjës institktivisht ( Video)

Ky fëmijë nga Kosova habit zvicrranët, bënë simbolin e shqiponjës institktivisht ( Video)

Simboli i Shqiponjës bëri bujë të madhe sidomos në ndeshjen Zvicërr-Serbi ku djemtë e Kosovës që luajn për Kombëtaren e Zvicrrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri bënë simbolin e shqiponjës para miliona shikuesve që po shikonin kampionatin Botëror. Ata treguan se janë shqipe edhe pse ishin duke luajtur për një shtet tjetër, shkruan Kosova Post.

Si Xhaka dhe Shaqiri krenarë me kombin shqiptarë janë të gjithë që kanë gjakë shqiptari, madje kjo vërehët edhe tek femijët e vegjel që praktikojnë shpesh ketë veprim duke e bërë simbolin e shqiponjës.

Se shqiptarë lind e nuk bëhesh këtë e tregon edhe një video e siguruar nga Kosova Post, ku një fëmijë nga Kosova që me prindërit e tij jetonë në shtetin e  Zvicrrës, i quajtur Joni, derisa po ushtronte sportin e karates me nxënësit e tjerë zvicrran, ai instiktivisht me duart e tij bënë simbolin e shqiponjës,  ku siç shihet në videon e siguruar Joni, pasi bënë shqiponjën reagon shpejtë dhe kthen lëvizjen e duarve të tij, duke e përshtatur  me atë që po ua ushtronte trajnerja zvicrrane.

Urojm që Jon Shahini, kur të rritet të na bëjë krenarë me sportin e tij që ka zgjedhur ashtu sikurse, Xhaka, Shaqiri, Majlinda e shumë shqipe të tjera që Kosovës po ia zdrisin fytyrën me sukseset që po korrin nëpër botë, shkruan Kosova Post.