Ky lëng duhet mbahet në frigorifer para përdorimit

Ky lëng duhet mbahet në frigorifer para përdorimit

Lëngu i portokallit është shumë më i shëndetshëm kur lihet për t’u ngrirë dhe të shkrihet pastaj, thonë shkencëtarët.

Ata kanë zbuluar se trupi mund të absorbojë shumë antioksidantë nga lëngu i portokallit kur ai është i ngrirë, sesa kur pihet lëng i freskët ose i pasterizuar, shkruan Daily Mail.

Kur lëngu natyral i portokalli ngrihet dhe më pas shkrihet, ushqyesit e lëngjeve ndahen në grimca më të vogla.

Këto pjesë, të quajtur karotenoide, veprojnë fuqishëm kundër kancerit, kthehen në vitaminë A, kanë një efekt antiinflamator dhe forcojnë sistemin imunitar. Gjithashtu mendohet se mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët në Universitetin e Seviles kanë studiuar se si ngrirja ose pasterizimi i lëngut të portokallit ndikon në antioksidantë. Ata besojnë se ngrirja, e cila kryhet në industrinë ushqimore për të rritur qëndrueshmërinë e ushqimit, rrit shëndetin e lëngut.

Studiuesit shpresojnë të testojnë teorinë e tyre jashtë laboratorit.

You may also like

Sipas të dhënave të fundit mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara