Ky është artisti që bënë protesta shpesh herë para Teatrit, para ministrisë së Kulturës, nëpër sheshet tona. Ai proteston, por nuk është “protestant”. Ai bënë paradë nëpër sheshet tona por nuk është cirkusant. Ai shprehet dhe nuk ndalet…
Shkruan: Drita Krasniqi
Ky është artisti që bënë protesta shpesh herë para Teatrit, para ministrisë së Kulturës, nëpër sheshet tona. Ai proteston, por nuk është “protestant”. Ai bënë paradë nëpër sheshet tona por nuk është cirkusant. Ai shprehet dhe nuk ndalet.
Komuniteti artistik, shumica, ata që i takojnë “komunës”, një mendësie familjeje, e etiketojnë, e diagnostikojnë me “sëmundje” të ndryshme moderne, mendore! E ky artist, ecë me këmbët veta. Mendon me kokën e vet. Ua përplas në fytyrë të larat e të pa larat. Inteligjent dhe argumentues, me fakte të dëgjuara dhe fakte të argumentuara. Ky po bënë biografi dhe përmes protestave, që mundë të quhet edhe si njeri prej profesioneve të tija, aktor, regjisor, dramaturg.
Jo protestant por protestues kronik, por dhe “kalimero” i ditëve tona, që e ka prodhuar vet komuniteti artistik, me të bëmat e tyre. Në shumicën e rasteve nga mos dija, por ndoshta dhe nga dija, interesi për mbijetesën që ua lëkund karakterin.
Në fakt ai ecë nëpër jetë si Diogjeni, duke e kërkuar në këtë rast të pa mundurën. Dhe kështu shkruhet biografia, pse jo?
Ai është ish studenti i Enver Petrovcit të cilin e respekton maksimalisht. Petrovci kishte rolin e protagonistit në një shfaqje, me regji të këtij djaloshi. Por dhe unë isha protagoniste në dy shfaqje të cilat i punoi vetë djaloshi, i cili ka vendos që me kokë ta rrënojë murin i cili u ndërtua me tulla nga korrupsioni, hipokrizia, plagjiatura, neporizmi, interesi, klani e çmos, në lëmin e profesionit të vet.
Hajër!
Sheshi e mirëpret në gjirin e vetë çdo protestues jo dashakeq.
Uroj një ditë ta veshë flamurin e ngadhënjimit të tij në shesh, mbi të vërtetat të cilave ai iu beson. Jam, megjithatë, skeptike!
Zhanri i tij i preferuari është pa hamendje: tragjikomedia. Shëndet djalo. Po flitet gjithandej për Legjendën Urbane në sheshet tona 2021 qershor.
Kjo foto pas një premierë, që ma kujtoi memory, më inspiroj të shkruaj.
Na pëlqeu apo jo, ai ekziston, është i vërtet! Duhet guximi të banoj në ty, që ta përkrahësh këtë djalosh. Sepse miqësia po shumohet dhe vaj halli për ty dhe motoja, UNË JETOJ PËR ARMIQTË E MIJË, A VLEN?! Legjendat nuk përfundojnë kurrë, janë krijuar prej ditës së parë, prej se u krijua bota, mbi gënjeshtra që askush deri më tash, nuk i vërtetoj. A JANË TË VËRTETA.
Meditim jo pse jam në anën tënde djalo, por pse jam në anën time dhe në anën e zemrës së luanit.