Me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, Portugalisë nuk i ka mbetur asnjë njeri i rritur për të vaksinuar pasi më shumë se 84 përqind e popullsisë prej 10.3 milionë banorësh të vendit u imunizuan me dy doza të vaksinës antiCOVID.
Shefi i fushatës së vaksinës COVID-19 të vendit të Evropës Jugore shpalli një fitore mbi pandeminë e koronavirusit.
Zyrtarët shëndetësorë të vendit kanë thënë se në përgjithësi, pothuajse e gjithë popullsia ishte e mbrojtur nga COVID, duke vënë frenat në përhapjen dhe shpërthimet, dhe se kombi evropian ka bërë një arritje të madhe në fund të muajit shtator, duke lejuar që qeveria tani të heqë shumicën e kufizimeve kundër COVID-19.
Raportet sugjerojnë se ashpërsia e pandemisë, përfshirë treguesit si numri i vdekjeve dhe trajektorja e infeksionit, është duke u ulur jashtëzakonisht.
Ndërsa fushata e vaksinimit e Portugalisë është afruar në pikën përfundimtare gjatë pandemisë, qeveria Portugeze njoftoi se do të heqë kufizimet për COVID-19 më 1 tetor. Zyrtarët po ashtu do të përfundojnë gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur më 1 gusht 2021.
Vendi njoftoi se tani do të miratojë fazat përfundimtare të heqjes së kufizimeve, duke lejuar që zënia e plotë në restorante, vendet kulturore të funksionojnë me kapacitetet para pandemike dhe rregulla më pak të rrepta në kërkesat për udhëtimet brenda vendit.