Gara për titull në La Liga këtë sezon është më e fortë dhe më interesante së asnjëherë më parë, pasi dallimi mes katër skuadrave të para është vetëm tri pikë.
Dështimet e Atletico Madridit dhe Real Madridit në javët e fundit, ia kanë mundësuar edhe Sevillës të futet në garë për titull këtë sezon, raporton Gazeta Express.
Derisa Atletico u mposht nga Bilbao, Barcelona e mundi Villarrealin, duke u barazuar me pikë me Real Madridin në vendin e dytë. Katalonasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nëse Barcelona e mposht Granadan të enjten në ndeshjen e saj të mbetur, atëherë do ta marrë kreun e La Ligës me një epërsi prej një pike ndaj Atleticos.
Rezultati në Bilbao të dielën mbrëma e ndryshoi plotësisht garën për titull, që nënkupton se Atletico duhet të fitojë në Camp Nou për ta fituar titullin, nëse rivalët e tij nuk humbin pikë vetë.
Edhe Sevilla është në garë për titull, pasi e mposhti Granadan në fundjavë.
Me 70 pikë, vetëm një mbrapa Real Madridit dhe Barcelonës, Sevilla mund ta fitojë titullin nëse tre rivalët lëshojnë pikë në ndeshjet e mbetura.
Ndeshjet e mbetura të Atletico Madridit në La Liga
Ndeshjet e mbetura të Real Madridit në La Liga
Ndeshjet e mbetura të Barcelonës në La Liga
Ndeshjet e mbetura të Sevillës në La Liga