Labinot Tahiri thirret në patriotizëm, por blen batanije greke për diasporën

Labinot Tahiri thirret në patriotizëm, por blen batanije greke për diasporën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur që të tregohet solidar me diasporën kosovare e cila po ballafaqohet me pritje të gjata në pikat kufitare në këto temperatura tejet të ulëta. Ai  ia ka mësyrë një qendre tregtare e njohur për mall grek (Jumbo) për të blerë batanije për gurbetqarët, përcjell Kosova Post.

E një nga komentet që bije në sy në postimin e Labit ishte e një qytetari që i kujtoj deputetit Tahiri fëmijet skamnorë në rrugët e Kosovës, derisa gurbetqarët po presin me vetura të shtrenjta në pika kufitare.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllëzër e motra gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sadopak nga një Batanie( Qebe) për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shenjë e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjëja që të qëndrojë i ulur në shtëpi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve!

Shihemi pas pak!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Ju dua✊🏼🌹🕊🌹