Përveç takimeve që pati me liderë të ndryshëm të partive në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, u takua edhe me gratë politikane kosovare.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter.
Në bazë të fotografive të postuara, shihet se në takim ishin Rozeta Hajdari nga VV, Meliza Haradinaj nga AAK, Mimoza Kusari që është pjesë e listës së VV-së dhe Donika Gërvalla pjesë e listës së Vjosa Osmanit, mirëpo që në zgjedhje ka garuar bashkë me Vetëvendosjen.
Për këtë takim, Lajçak u shpreh i lumtur që më në fund siç tha ai pati mundësinë të flasë me gratë lidere në Kosovë për çështjen e dialogut.
“Më vjen mirë që më në fund pata mundësinë të takohem me gratë udhëheqëse politike në Kosovë. Më pëlqente shkëmbimi ynë mbi rolin e rëndësishëm të grave në politikë dhe në Dialog”, ka shkruar ai.
I’m glad that I finally had the opportunity to meet with women political leaders in Kosovo. I enjoyed our exchange on the important role of women in politics and on the Dialogue. pic.twitter.com/0PukTti3kG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2021