Përfaqësuesi Special i BE -së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak tha sot se bllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë Veriore për shkak të mosmarrëveshjes së saj me Bullgarinë ka ndikim negativ në rajon, veçanërisht në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë,transmeton Kosova Post.
I pyetur nga agjencia MIA se si e shikon bllokimin e negociatave midis Maqedonisë Veriore dhe BE -së, Lajçak, th se situata ka pasoja negative për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri thirrje për një zgjidhje e shpejtë të mosmarrëveshjes Sofje-Shkup.
“Kuptohet që ka pasoja dhe ato pasoja janë negative. Fakti që BE nuk i hapi negociatat me Maqedoninë e Veriut pati një ndikim negativ në besueshmërinë e Bashkimit në rajon. Unë personalisht u përballa me këtë gjatë vizitave dhe udhëtimeve të mia, dhe kjo nuk do të përmirësohet derisa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat e anëtarësimit,” tha Lajçak, raportoi agjencia MIA. Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, tha gjithashtu se BE duhet të përmbushë premtimet e bëra vendeve partnere siç është Maqedonia e Veriut./Kosova Post/