Zëvendëskryeministri i parë të Kosovës, Besnik Bislimi sonte në Vjenë është takuar me të dërguarin special të BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak, përcjell KosovaPost.
Lajçak shkruan se ishte takim i kënaqshëm dhe se me Bislimin diskutuan për rrugën përpara në normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.
”I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”.