Vendet e Perëndimit kanë katër të dërguar të posaçëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç, Stuart Peach, të emëruarit të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, emisarë në Ballkan kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Por kush janë këta emisarë?
Mirosllav Lajçak është përfaqësues i posaçëm i BE-së. Ai e ka marrë këtë pozitë në prill të vitit 2020.
Lexo Edhe:
Vuçiqi thotë se dera është e hapur edhe për Kosovën që t’i bashkohet “Ball…Mjafton një dozë në ditë për të humbur 18 kg në muaj! Më herët, Lajçak ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy emisarë për këtë rajon. Gabriel Esocbar është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara. Këtë pozitë, ai e ka marrë në shtator të këtij viti. Deri atëherë, ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA-së në Serbi. Edhe Mathew Palmer është emisar i SHBA-së për këtë rajon.
Palmer është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë.
Palmer ka mbajtur më parë pozitën e zëvendësit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit.
Dje, Mbrëtëria e Bashkuar ka emëruar si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach.
Peach, i cili mban titullin “Sir”, ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.