Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak, në llogarin e tij në Twitter, ka publikuar fotografi nga takimet ndaras që ka zhvilluar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet e fundit për takimin e nesërm mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.