Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kështu ka njoftuar vetë Lajçak përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ai është mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-ve.
Po ashtu emisari i BE-së ka thënë se ata kanë shumë për të biseduar.
“Gjithmonë është mirë t’i krahasoj shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë për të folur”, ka thënë Lajçak./ln
Always good to compare notes with my good friend and colleague US Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar. Grateful for our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. Lots to talk about. pic.twitter.com/NiTTMmWSl9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022