Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar Jens Plotner, këshilltarin për Politike dhe Sguri të Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Lajçak tha se në këtë takim u fol për vizitën e tyre të fundit në Ballkanin Perëndimor.
“Ne folëm rreth vizitave tona të fundit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimet e fundit dhe për hapat e ardhshëm për nomralizimin e procesit. Falënderues për mbështetjen e fortë të Gjermanisë në punën time”, është shprehur Lajçak.
Kujtojmë se emisarët specialë të Gjermanisë dhe Francës vizituan Kosovën në shtator të këtij viti, ku temë kryesore ishte gjetja e një zgjidhjeje për përparim në dialogun Kosovë – Serbi.